Gjendet i plagosur rëndë në derën e spitalit, nisin hetimet

Diel, 10 June 2018 09:17

Një person i plagosur është gjendur në gjendje të rëndë, rreth orës 3 të mëngjesit të kësaj të diele, përpara portës së Spitalit të Bulqizës. Ai është identifikuar si 20-vjeçari Shkëlqim Spahiu.

I riu  është pikasur nga një banor i cili ishte paraqitur në spital për arsye shëndetësore. Nuk dihen ende detajet e ngjarjes.

Policia ka nisur menjëherë hetimet, pasi është njoftuar nga bluzat e bardha.

Këto të fundit kanë bërë me dije  se të plagosurit i janë gjetur plagë të rënda në kokë dhe në këmbë, e për pasojë e kanë nisur me helikopter drejt Tiranës.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 09:19
Login to post comments