Një sherr me leva dhe armë ka ndodhur në Kurbin, por fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke e parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.
Njoftimi i policisë:
Në mesditën e datës 09.06.2018, shtetasi S. T., tek ish-Uzina në Laç, është konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Lama (vëllai i shtetasit Rudolf),ku e ka goditur me mjet të fortë (levë hekuri) duke i shkaktuar lëndime trupore, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Në momentin që shtetasi Rudolf Lama ka marrë vesh për konfliktin, ka marrë një armë zjarri pushkë model 63, me fishekë, dhe në gjaknxehtësi, ka shkuar tek fabrika e shtetasit S.T. ku e ka ofenduar dhe kërcënuar si dhe ka qëlluar disa herë me armën e zjarrit.
Falë vlerësimit në kohë të situatës dhe njoftimit për konfliktin, nga forcat policore të Komisariatit të Policisë Kurbin, është bërë e mundur ndërhyrja në kohë rekord duke arrestuar në flagrancë shtetasin Rudolf Lama dhe sekuestruar edhe armën e zjarrit pushkë me të cilën kishte kërcënuar dhe qëlluar.