Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri sot homazhe në nder të legjendës së futbollit, Fadil Vokrri, u cili u nda nga jeta ditën e djeshme.
“I përjetshëm kujtimi i legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri. Talenti dhe vepra e tij do të mbeten frymëzim për gjeneratat e reja për të ecur në rrugën e suksesit dhe lartësuar vlerat kombëtare jo vetëm në fushën e sportit”, shkruan Presidenti Meta.