Nishani: Nderim burrave të Lidhjes së Prizrenit, lum kush bëhet si ata

Diel, 10 June 2018 16:16

Ish-Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, nëpërmjet një postimi në Facebook shprehu nderimin e tij

në 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për të gjithë ata burra të mëdhenj, të mençur e patriotë.

“Nderimin më të madh në 140-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit !

Ishim me fat që patëm ata burra të mëdhenj, të mençur e patriotë që sakrifikuan gjithçka për kombin dhe të ardhmen e tij.  Burra që nuk u kompromentuan, nuk u shitën dhe nuk i mori peng askush.

Lum’t kush të bëhet si ata”, shkruan ish-Presidenti, Bujar Nishani.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 19:35
Login to post comments