Guardia Di Finanza ka ndjekur për disa orën në det një gomone të nisur nga brigjet shqiptare. Siç edhe u dyshua brenda saj është gjetur jo pak, por 2.5 ton kanabis shqiptar.
‘Droga e kapur vinte nga zonat e prodhimit në Vlorë, që kontrollohen nga mafia lokale’, shkruajnë mediat italiane.
Qendra e GDF në Brindisi ka bërë të ditur se, nuk ka kapur dot trafikantët që ishin në gomone, pasi ata kanë ikur. Sekuestrimi i drogës është bërë gjatë natës së kaluar. Hetimi për këtë drogë do të përfshihet në dhjetëra dosjet hetimore të Drejtorisë së Antimafias së Leçes.