Një aksident ka ndodhur në Bulqizë para komisariatit të policisë ku një motor është përplasur me një automjet.
Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, i cili është transportuar për në spital por për shkak të plagëve të rënda ai pritet që të transportohet drejt spitalit të Traumës në Tiranë.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.