Të rrezikosh jetën për të mbajtur frymën gjallë...

Diel, 10 June 2018 21:08

Këto prodhime bujqësore të shpërndara buzë rrugës janë dëshmi e aksidentit të fundit me vdekje në aksin Elbasan-Tiranë, në zonën e njohur si Bradashesh.

Viktima Saimir Lleshanaku tregtonte prodhime bujqësore që i kultivonte familja e tij në një tezkë të improvizuar buzë rrugës. Ai u përplas për vdekje nga një makinë që drejtohej nga një 23-vjeçar, tashmë i ndaluar nga policia.

Të dielën veç tezgës bosh të 25 vjeçarit ishin edhe tezgat e banorëve të tjerë të zonës që ushtrojnë të njëjtin aktivitet.

Aksidentet janë të shumta në këtë pjesë rruge Elbasan-Tiranë, dhe arsyet lidhen me shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e mjeteve, por edhe nga këmbësorët apo tregtarët e zonës.

Vetëm vitin në aksin Elbasan - Tiranë humbën jetën 14 persona në 40 aksidente. Policia rrugor patrullon shpesh herë këtë segment problematik, por gjobat dhe masat duket se nuk kanë dhënë efektin e pritur në këtë aks.

Login to post comments