Teksa postimet e njerëzve që i njihnin dhe jo dy viktimat e krimit të pasionit që tronditen Tiranën të premten në mëngjes janë të shumta dhe vijojne ende në profilin e autorit, miku i ngushtë i Xhafer Mates është munduar “të neutralizojë” debatin dhe sherrin që ka plasur në komente mes njerëzve që shprehin mendime të ndryshme mbi ngjarjen. Ai u lutet të mos vijojne duke sharë por të luten për shpirtrat e ëe dyve. E në një moment, teksa i pergjigjet një komentuesi, miku i Xhaferit thotë: “Fajin me te mall qe do ti mbetet peng ne shpirt per te gjith jeten krimin qe beri eshte personi i cili ka siguruar armen te ndjerit se ne te ketilla kushte depresioni nuk i jepet arme ne dor !!! Ai mban pergj i mbyll komentet e mia flm per ata qe komentuan pozitivisht i pergezoj u prehshin ne paqe te dy”.