Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin quajtur kthesa Institutit të Misrit.
Policia e Shkodrës bën me dije se nga aksidenti ka mbetur i vdekur një 53-vjeçar me iniciale B.B., ndërsa ka mbetur edhe plagosur A. B. 44 vjeçe, të cilët po udhëtonin në këmbë.
Gj. T. 49 vjeç, me mjetit tip Benz me targë AA771SE, ka përplasur çiftin, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Në ndjekje të tij janë vënë forcat policore, ku edhe kanë bërë të mundur ndalimin e tij disa metra larg vendit ku ndodhi ngjarja.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor, ku ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit të rëndë. /55News.al/