Të shtunën në mbrëmje ajo u gjet nga një drejtues makine thuajse pa jetë në asfalt. Një patrullë e Policisë Rrugore ndërhyri dhe e çoi çështjen tek hetuesit. Tani për tani nuk dihet çfarë ka ndodhur: nëse ajo është eliminuar nga organizata për të cilën punonte apo kishte takuar klientin e gabuar.
Një prostitutë shqiptare 20 vjeçe, Angela Mecani, vdiq të dielën në mbrëmje, më 10 qershor 2018, në spitalin Santa Croce në Moncalieri pasi ishe hedhur nga një makinë në rrugë në jug të Torinos, në zonën e Nichelino.
Ajo u shtrua në spital dhe mbijetoi vetëm një ditë, gjendja e saj ishte rëndë. Sipas mjekëve, nuk ishte thjeshtë trauma e rënies për vdekjen e saj: ajo ishte rrahur fillimisht me egërsi.