“Nuk vrava prindërit, por dy hije”, autori shtrohet në psikiatri

Hënë, 11 June 2018 10:57

“Shtrim në psikiatri”, ishte ky vendimi i gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë për autorin e vrasjes së prindërve në Dibër, Qemal Sela.

Ai vuan nga probleme mendore, ndërsa kishte qenë i shtruar edhe në Angli tre muaj, para se të deportohej në Shqipëri.

Pak ditë më parë Sela pasi u kthye nga Anglia vrau babain e tij Flamur Sela 55 vjeç dhe nënën Zeqimete Sela 50 vjeçe.

Sot ai deklaroi se nuk ka vrarë prindërit, por dy hije.

“Nuk kam vrare prindërit, por dy hije. Grisni letrat, nuk kam bërë vrasje”, është shprehur ai.

Ai ishte larguar në Angli që në moshën 19 vjeçare, ndërsa konflikti me prindërit për një shtëpi të kthyer në hotel, solli edhe krimin makabër.

Login to post comments