Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka konsideruar qesharak vendimin e qeverisë për mbylljen e autostradës Titanë-Durrës në fillim të sezonit turistik. “Autostradën Tiranë-Durrës e mbyllën këta "strategët" e turizmit pikërisht në startin e sezonit turistik. E padëgjuar kjo bëmë e fundit e këtyre”, shkruan Vasili në rrjetet sociale.
Postimi i plotë
Autostraden e mbyllen. Po 10 milion turistet nga malet si kaçake do kalojne?
Thone qe priten 10 milion turiste ne Shqiperi kete vit.
Autostraden Tirane Durres e mbyllen keta "strateget" e turizmit pikerisht ne startin e sezonit turistik.E padegjuar kjo bëmë e fundit e ketyre.
Po keta 10 milion turistet nga do ti bien per te dale ne det.
Nga kodrat e nga malet i bie, se rruge tjeter nuk ka.
Po mijra shqiptareve qe duan edhe ata te bejne pushime pse jua nxijne jeten xhanem.
Po atyre qe merren me bisnesin e turizmit e qe duhet te bejne furnizime e te presin turistet pse i torturojne.
Pse ja humbasin bisnesit gjithe keto para',po ekonomine kombetare pse e demtojne.
Jane te paafte dhe kaq.
Presim tani degjesen e radhes te kryeministrit shkollepak qe tu shpjegoje njerezve se sa mire eshte t'i besh gropen turizmit.Fol kryeminister fol se e bere edhe Shvejkun qe te harrohet.
Vertet kryeminister s'ke asnje faj se ty s'te duhet gje per cfare flet vete.