Bashkia e Shkodrës ka çelur zyrtarisht sezonin turistik në Theth përmes organizimit të një dite festive dhe me aktivitete të shumëllojshme. Këtë vit Bashkia Shkodër kishte përcaktuar të shtunën e 9 qershorit për të hapur sezonin. Në dispozicion ishin vënë mjete lëvizëse pa pagesë për të gjithë ata që donin të shkonin në Theth për të marrë pjesë në atë që konsiderohet tanimë “Festa e Thethit”. Pas një udhëtimi të këndshëm, në Theth u organizuan aktivitete të shumta artistike- kulturore, panair me produkte të zonës, lojra të ndryshme etj.