Një ngjarje e rëndë raportohet te ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në Bulqizë.
Sipas informacioneve mësohet se një fëmijë 4 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë pasi ka konsumuar pa dashje helm.
Sipas informacioneve paraprake, raportohet se fëmija është nisur me helikopter drejt Tiranës, për të marrë një dimë më të specializuar mjekësore.
Nuk dihet ende se si ka përfunduar helmi në dorën e të miturit, ndërsa policia ka nisur hetimet.