Kolegji Penal i Apelimit është mbledhur sot për të vendosur për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla.
Ka qenë Komisioneri Publik ai i cili kërkoi prishjen e vendimit të KPK-së, që kishte vendosur se Adriatik Llalla nuk do ti nënshtrohej vettingut, pas dorëheqjes së dhënë nga detyra.
KPA e mbledhur gjatë ditës së sotme ka vendosur që Adriatik Llalla të mos i nënshtrohet vettingut.
Gjithashtu KPA ka vendosur të ndalojë emërimin e Adriatik Llallës në detyra të larta për një periudhë prej 15 vitesh.
Në një prononcim për mediat, avokati i tij, Sokol Hazizaj ka përshëndetur vendim e dhënë, duke theksuar se kjo ishte fitorja e parë e Reformës në Drejtësi.