Propaganda e Ramës nuk e mbulon dot mungesën e shpresës

Hënë, 11 June 2018 15:44

Shqiptarët zgjedhin të ikin për shkak se nuk kanë asnjë perspektivë në këtë vend, në Atdheun e tyre. Ikin sepse nuk e shohin të ardhmen këtu për shkak se punë nuk ka.

Por çfarë bëri sot qeveria? Doli dhe raportoi se papunësia është në nivelin më të ulët historik. Propaganda qeveritare në nivelin më të lartë të mundshëm.

Megjithatë duket qartë se janë përpjekje të dështuara të një qeverie e cila tashmë ka marrë fund, e një mazhorance që nuk ka më mbështetjen as minimale te qytetarët.

Gënjen pa masë. Por qytetarët e dinë situatën e tyre. Të rinjtë e dinë se si ndihen në një vend që nuk i ofron asgjë. Ndaj edhe janë detyruar të tentojnë të gjithë të ikin.

Ahmetaj doli sot dhe gënjeu. Ndërkohë që shifrat tregojnë se në një pjesë të madhe të vendit vihet re një rritje e normës së papunësisë. Këto qarqe janë: Durrësi, Lezha, Vlora dhe Shkodra.

Edhe pse Ahmetaj numëron si të punësuar ata që kanë braktisur vendin, gjithsesi shifrat janë sërish negative. E vërteta është që vendet e punës janë ulur, është rritur numri i shqiptarëve që largohen dhe Rilindja nuk ka për t’ia arritur me propagandën e saj. Mungesa e shpresës dhe varfëria gjenden gjithandej. Nuk mund të mbulohen me shoshë broçkullat e Ramës dhe Ahmetaj. /55news.al/

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 15:46
Login to post comments