Një operacion policor ka vënë në pranga 15 persona të dyshuar për vjedhje në Ktalonjë të Spanjës.
Sipas të përditshmes spanjolle “El Periodico” hajdutët kryenin aktivitetin e tyre të jashtëligjshëm në autostradën La Jonquera pranë Barcelonës.
Kamerat e sigurisë përgjatë kësaj rruge kanë filmuar gjithçka. Gazeta spanjolle shkruan se të arrestuarit janë të gjithë nga Kosova.
Skema e veprimtarisë së tyre improvizonin sikur përplasnin automjetin e një qytetari, kur ai dilte nga makina dhe kontrollonte, njëri prej skifterëve hynte nga dera tjetër.
Arrestimet u kryen më 6 qershor në qytetet: Barcelona, Badalona, Vilanova dhe Castelldefels, por lajmi u bë i ditur sot nga mediat vendase.
Të arrestuarit akuzohen për krim të organizuar, vjedhje, falsifikim dokumentesh dhe, në një rast, vjedhje me kërcënim.