×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Denoncimi/Vajza me Hepatit B, pesëfishohet çmimi i ilaçit jetik. I ati kërkon ndihmë

Hënë, 11 June 2018 16:54

Një qytetar nga Lezha, ka denoncuar rritjen e çmimit të ilaçit të një ilaçi jetik për kurimin e vajzës së tij, e cila është bartëse e Hepatit B prej 7 vitesh.

Sipas tij, ilaçi ka qenë 50 mijë lekë të vjetra dhe këtë muaj çmimi ka kapur shifrën 240 mijë, duke u pesëfishuar.  Në pamundësi për ta përballuar çmimin e lartë vajza ka ndërprerë mjekimin dhe si pasojë gjendja e saj është përkeqësuar.

I ati i vajzës, qytetari nga Lezha në mesazhin e dërguar në llogarinë e ish kryeministrit Berisha në Facebook,  fajëson qeverinë për braktisje të qytetarëve të saj dhe e quan këtë ngjarje skemë krimi.

Mesazhi i plotë:

 

Sali Berisha

20 mins · 

Shpirtkatrani Edvin dhe ndrikull shpirtzeza Manastirliu pesfishojne çmimin e ilaçit jetik per femijen!

Lexoni mesazhin e prindit dixhital. sb

“Z berisha jam n. ndoj nga lezha. spari na la ne rrug madhe. Se dyti une kam nji vajz te smun ka 7 vite qe kurohet per ht b me ilaq telefovir 250 mg . Kjo kur asht dhan nga turqia i vetmi ilaq per ket smundje . Me gjith qmimet e larta dhe te paperballushme. i kemi marr per te shpetu jeten. deri ne mujn e par i kemi marr me 50 mij lek ne muj. ne ket muj kan ndryshu ket ilaq kan rrit qmimin nga 50 mij 240 mij. ka 2 jav se vajza ka nderpre mjekimim dhe asht shum e smun . Kan rekumendu ilaqe te tjer fal dhe me lek . Por kurr per ket smunje . Kjo qeveri bashkpunon me krimin qe keta te smun te vdesln . Skem krimi. Ju drejtova ju si deputet me shpres qe do e diskutajsh ne parlament per fat te mir je mjek. Une due te marr ket ilaq qe kam marr per 7 vje me qmimin 5o mij lek pres pergjigje”

Modifikuar më Hënë, 11 June 2018 17:06
Login to post comments