Artistët i kanë bërë thirrje qeverisë që të mos aprovojë ligjin për shembjene Teatrit Kombëtar.Gjatë protestës së sotme ata i bënë thirrje Ramës të tërhiqet nga vendimi i tij.
Në të kundërt u shprehën ata, do të detyrohen të hyjnë në grevë urie, që dikush t'i dëgjojë dhe godina të mos i dorëzohet privatit. Afati që ata i vendosin Ramës është dita e premte.
Artistët në protestën e tyre, kanë kërkuar mbështetjen e qytetarëve, që të mos lejohet jo vetëm prishja e Teatrit Kombëtar, por të mos lejohet keqtrajtimi i qytetarëve, nga kjo qeveri që po qeveris vetëm me propagandë.