Projektligji për lidhjen e kontratës për realizimin e projektit të godinës së re të Teatrit Kombëtar, përveç reagimeve fillimisht politike e më pas nga aktorët e përfshirë deri më tani në mbrojtje të kësaj godine, ka ngjallur reagimin edhe të juristëve.
Ky projektligj i Ministrisë së Kulturës propozon të lidhet një kontratë me një kompani private, çka sip
Avokatja Enida Bozheku thotë: “Është hera e parë që ndodh që një projektligj i posaçëm të bëhet me emrin e një shoqërie të paracaktuar dhe kështu nuk ka asnjë garë publike dhe njoftim paraprak për grupet e interesit. Ka probleme ligjshmërie deri në nivel kushtetues”.
Sipas Bozhekut, ky është një problem që nuk mund të zgjidhet as në Gjykatë Kushtetuese sepse mungon kuorumi i nevojshëm: “Kemi të bëjmë me një gjykatë e cila në organigramën e saj po çedon. Ngelet vetëm Parlamenti që duhet ta miratojë sepse është projektiligj që miratohet me shumicë të thjeshtë. Por, nga ana tjetër kjo krijon një precedent shumë të rrezikshëm përsa i përket kushtetueshmërisë dhe ndarjes së pushteteve që garanton Kushtetuta jonë”.
Gjithashtu, një fjali kyçe në këtë projekligj që i hap rrugën privatit që të mund të kërkojë të gjithë hapësirat e mundshme jo vetëm të Teatrit Kombëtar, por të shtrijë aktivitetin e tij edhe në sipërfaqet kufitare është: “Komisioni studion dhe vlerëson propozimin mbi zhvillimin e projektit i cili duhet të përmbajë minimalisht dokumentacionin e nevojshëm:
Analizën teknike e cila duhet të përmbajë sfondin e projektit, konceptin e projektit, vendndodhjen, sipërfaqen totale publike dhe private të zbatimit të projektit”.
Sipas juristëve, ky projektligj është në shkelje të principeve të Kushtetutës, jo vetëm në përzgjedhjen e subjektit privat, por njëkohësisht të sipërfaqes publike në të cilin ai do të operojë./Tch