Kontrata e re e OSHEE-së, matja 1 herë në 3 muaj, si do te paguajnë qytetarët

Tuesday, 12 June 2018 10:12

Enti Rregullator i Energjisë Elektrike dhe Operatori i Sistemit të Shpërndarjes do të miratojnë në fund të këtij viti kontratën e re dhe mënyrën e re të faturimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë.

Parlamenti i ka lënë si detyrë për vitin 2018, ERE-s dhe OSHEE-së që të nisin procedurat për të mundësuar mënyrën e re të faturimit. Tashmë, konsumatori familjar do të ketë lexim të sahateve të tij një herë në tre muaj ose një herë në 6 muaj. Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë, në kontratën e re, do t’u lërë si mundësi qytetarëve të zgjedhin nëse duan të faturohen sipas modelit të ri ose me faturimin aktual.

Pra, për secilin familjar do të krijohet një historik i konsumit të energjisë dhe në bazë të tyre ata do të paguajnë një shumë fikse energjie çdo muaj. Në muajin e tretë kur do të bëhet matja e energjisë së harxhuar, në rast se familjari ka konsumuar më pak, atëherë OSHEE do t’ia rimbursojë këtë shumë në faturën e muajve të tjerë. Modeli i ri i faturimit është vendosur në rezolutën e miratuar nga Parlamenti për vitin 2018.

“Të nxisë OSHEE në për vënien sa më shpejt në punë të sistemit të ri të faturimit, i cili lehtëson në mënyrë të ndjeshme matjen e energjisë dhe krijon mundësi dhe opsione të reja të nevojshme, duke përshirë edhe matjen periodike disamujore. si dhe përfshirjen në kontratën tip për vitin 2019 të kësaj mënyre matjeje”, thekson rezoluta e miratuar në Kuvend.

Nuk ka nevojë të lexojmë sahatet çdo muaj. Sahati mund të lexohet një herë në tre muaj apo një herë në 6 muaj, praktikë e rëndomtë edhe në vendet europiane, të paktën prej disa dekadash. Bie dakord
pasi krijon një histori 12 mujore për konsumin muaj për muaj. Bie dakord me konsumatorin dhe thua që për 2-3 muajt e dimrit konsumi mesatar është X lekë, fatura është kaq, dhe ti, një herë në tre muaj,
bën lexim dhe bën modifikimet e nevojshme nëse ka pasur shmangie më shumë apo më pak nga faturimi”, tha deputeti i PS-së

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...