Pas ndërhyrjes në autostradën që lidh Tiranën me Durrësin, një tjetër kantier është hapur tashmë në rrugën që lidh Fierin me Lushnjën.
Punimet për rrugën kanë nisur prej disa ditësh, dhe sipas ekspertëve kjo bëhet me qëllim ndalimin e përkeqësimit të mëtejshëm të saj.
Nuk dihet se pse është zgjedhur pikërisht muaji që në të gjithë jugun e vendit ka një numër të shtuar të turistëve, dhe kjo mund të sjellë vonesa të mëdha në qarkullim.