Rruga e Arbrit, mashtrimet e Ramës dhe pagesa 4 euro

Tuesday, 12 June 2018 22:46

Kanë kaluar plot 5 vite nga premtimi i parë i Edi Ramës për mbarimin e “Rrugës së Arbrit”. Sot, nga Durrësi ku zhvilloi mbledhjen e radhës së qeverisë, Rama premtoi se javën tjetër do të nisin punimet në këtë aks.

Edi Rama e kishte premtuar në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2013 mbylljen e segmentit të mbetur, por për pesë vite dështoi.

Në rrugën e Arbrit, e shpallur si rruga e dytë e kombit, u ndërtuan nga qeveria e Berishës rreth 34 km. Mbeti pa ndërtuar segmenti tjetër prej 26.4 km, në te cilin ndodhet edhe ura e Vashës (ure me lartësi rreth150 m) dhe tuneli i Qaf Murrizit prej 2.2 km. Vonesa e fillimit të punimeve ne segmentin e dytë erdhi sepse projekti për ndertimin e tunelit u desh të behej dhe nje herë nga e para pasi u provua se në kuotën e parashikuar për shpimin e tunelit struktura gjelogjike nuk e lejonte një gjë të tillë. Pas përfundimit të projektit për së dyti, në pranverë të vitit 2013, kompania gjigande e ndërtimeve e Republikes Popullore të Kinës paraqiti një ofertë për ndërtimin e rrugës. Pas shqyrtimit dhe negocimit të saj, oferta u pranua nga qeveria e PD dhe u la çdo gjë gati për fillimin e punimeve të segmentit të dytë të Rrugës së Arbrit që në vjeshtën e vitit 2013.

Edi Rama, ndonëse e kishte premtuar edhe ai se do vazhdonte ndërtimin e rruges, bllokoi plotësish për dy vite fillimin e punimeve dhe zgjati nga dy në tre vjet kohën e ndertimit të saj.

Fillimisht ai hyri në negociata dhe arriti më pas një marrëveshje në parim me kompaninë kineze “China State Construction”.

Por edhe pse bëhej fjalë për një gjigant të këtyre përmasave, kompania kineze papritur u tërhoq pasi siç u dekonspirua në media, sekserë familjarë të Ramës tentuan të impononin disa kushte të papranueshme për kompaninë, të cilat detyruan edhe vetë qeverinë kineze të anulonte financimin.

Me shpalljen nga Edi Rama të projektit, “1 miliard euro investime”, nëpërmjet PPP në infrastrukturë, FMN kërkoi zyrtarisht shpjegime dhe detaje për këtë skemë të dyshimtë, por kryeministri bëri sikur nuk dëgjoi nga ai vesh dhe eci përpara. Kështu tërheqja e kompanisë kineze shërbeu për nisjen e operacionit, me operatorë vendas.

Qeveria mori vitin e shkuar një “propozim të pakërkuar” (vetë-ofrim) nga një firmë ndërtimi shqiptare. Dyshimet janë se pas kësaj kompanie qendrojnë njerëz trë afërm të Olsi Ramës,  vëllait të Kryeministrit.

Kjo kompani “vetë-ofrohej”për të ndërtuar 26 kilometrat e mbetur të rrugës, përfshirë tunelin e Qafë Murrizit dhe Urës se Vashës, si dhe për të përfunduar rreth 15 kilometra që janë të ndërtuar pjesërisht.

Kostoja totale e projektit, do të jetë 240 milionë euro. Koncesioni do të jetë i shtrirë në 13 vite. Kompania merr përsipër, që ta mbyllë projektin brenda tre viteve dhe në 10-vjeçarin tjetër, do ta shfrytëzojë rrugën duke vendosur pagesë (Tarifa e kalimit 4 euro), duke garantuar edhe mirëmbajtjen e saj. Skema e financimit do të jetë: 180 milion euro nga kompania dhe 60 milion nga qeveria.

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 22:47
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...