Instagrami ka pushuar së funksionuari për më shumë se 30 minuta tashmë në disa vende të botës, ndërsa një prej tyre është edhe Shqipëria.
Mijëra përdorues në të gjithë botën raportohen se janë përfshirë nga paniku pasi një problem me aplikacionin më të përdorur të fotove ka bërë që të mos arrijë të rifreskohet faqja.
Sipas të dhënave më shumë se 3 mijë llogari nuk arrijnë prej gjysmë ore të shikojnë postimet e reja të miqve si edhe të postojnë.
Ky është i dyti rast që Instagrami bie brenda muajit qershor.