BE: Investimet turke ekspansion në Shqipëri dhe Kosovë

E mërkurë, 13 June 2018 08:15

 Komisioni Europian ka vënë re një rritje të investimeve turke në Rajon, por sidomos kjo është e dukshme në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë, ndërsa Serbia po shtrin prezencën në Serbi dhe malin e Zi..

Eurostat në studimin “ Tregtia nderajonalë në Ballkan” gjatë një dekade (2005-2016) referoi se BE vijon te mbetet investitori më i madh në Ballkanin Perëndimor.

Duke krahasuar investimet nga BE me stokun e përgjithshëm të investimeve të huaja më 2015 ato janë 34% në Kosovë mbi 62% në Bosnje, Shqipëri dhe Mal të Zi dhe mbi 79% në Maqedoni dhe Serbi.

Ndërsa të krahasuara me PBB investimet nga BE nisin nga 19% e PBB-së në Kosovë, në mbi 27% në Bosnje, Shqipëri dhe Maqedoni dhe më shumë se 65% e PBB-së në Serbi.

Po studimi i eksperteve të Eurostat vë në dukje investimet e Huaja me orgjinë nga Turqia janë në rritje në Maqedoni, Shqipëri dhe në Kosovë, duke arritur në 2.4%, 4% dhe 6% të PBB-së respektivisht në 2015. Në Kosovë, Turqia është investitori i vetëm më i madh. Ndërsa janë pak ose aspak të pranishme në Serbi dhe në Malin e Zi.

Në këto dy vende ka prezencë në rritje të investimeve Rusi, të cilat gjithsesi nuk kanë ndihmuar që tregtia Rusisë me Serbinë dhe Malin e Zi të jetë në rritje gjithashtu.

Në periudhën e pas krizës 2008 pronësia e Rusisë në stoqet e IHD-ve në Serbi u rrit, ndërsa në Bosnjë prania e investimeve ruse është më rënie.

Investimet Ruse zënë 15% të stokut në Malin e Zi dhe janë kryesisht në pasuri të paluajtshme, ndërsa prania e investimeve ruse thuajse është e padukshme në Shqipëri dhe Kosovë.

Gjithashtu ka një prani kineze në Rajon. Megjithëse investimet kineze nuk përfshihen në statistikat e investimeve të huaja direkte ato janë të pranishme nëpërmjet financimit të infrastrukturës publike me projekte në sektorët e transportit dhe energjisë.

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 08:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...