Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali, me pasojë vdekjen e një vajze të re shqiptare. Siç shkruajnë mediat italiane aksidenti ka ndodhur në Cremona, dhe vajza e re shqiptare është identifikuar si Xhoana Prenga 22 vjeçe.
Ajo po udhëtonte me një makinë ‘Ford Fiesta’ nën shoqërinë e një mikut të saj.
Mjeti drejtohej nga miku i saj një 23-vjeçar italian, i cili ka humbur kontrollin dhe më pas është përmbysur në një kanal për të shpërthyer më pas në flakë.
Djali që ndodhej në makinë me 22-vjeçaren arriti të dilte dhe kërkoi ndihmë, por ishte shumë vonë për të renë shqiptare, trupi i së cilës u nxor nga shërbimi zjarrfikës.
Miqtë e kanë përshkruar Xhoanën ‘si një vajzë të mbushur me jetë dhe naive’.
Ajo jetonte në Croce me të ëmën e saj Diana Dollani dhe me motrën, ndërsa babai i tyre jeton në Pescara.
Policia pritet të marrë në pyetje 23-vjecarin italian për të zbardhur shkaqet e aksidentit.