Departamenti Antikorrupsion ne PD, ka reaguar sa i përket dhënies se miliardave për inceneratoret një personi të cilit tashmë po i zgjerohet aktiviteti dhe në fushën minerare nen kujdesin e udheheqjes se PS dhe zyrtareve te saj.
Denoncimi vjen nga Shefja e Departamentit Lealba Pelniku në një status në FB:
Ja çfarë shkruan Lealba Pelinku:
“Shoqëria koncesionare “Integrated Technology ëaste Treatment Fier” e inceneratorit te Fierit, pra shoqëria e Klodian Zotos, bashkëpunëtorit te ngushte e te hershem te ministrit te financave, nuk mjaftohet me miliardat e dhuruara për treshen e inceneratoreve, por e zgjeron veprimtarinë e saj ne një fushe tjetër mjaft fitimprurëse: veprimtari ne fushën minerare.
Shoqëria koncesionare, per kujtese, ka përfituar deri me sot 11,4 mld vetëm për inceneratorin e Fierit, i cili ende është ne fazën e pjekjes se mendimit se ku do te ndërtohet.
Shoqëria koncesionare eshte SPV (special purpose vehicle), qe sipas ligjit për koncesionet është një person juridik privat, me seli në Republikën e Shqipërisë, i krijuar me kërkesë të autoritetit kontraktues nga operatori ekonomik i zgjedhur si ofertuesi më i suksesshmëm, me të cilin lidhet kontrata. Pra, shoqëri e krijuar enkas për objektin e koncesionit/PPP-se dhe është e detyruar te ushtroje vetëm veprimtarinë e lidhur me objektin e kontratës koncesionare, pra ndërtimin, operimin dhe menaxhimin e inceneratorit. E megjithatë, kur behet fjale për bashkëpunëtorin ne vjedhje te Ahmetajt, askush nuk e pengon te ushtroje çfarëdolloj veprimtarie, sidomos ato me te begatat, për te cilat përgjegjës te fushës janë ministrat Rames.
Është lehtësisht e parashikueshme sesi do te behet përfituese lejesh minerare, pa konkurs e pa gare, pasi tashme ekziston de facto e de jure ligji i moskonkurrimit, por i dhurimit”.