Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi pastërtinë e figurës dhe pasurisë për kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Kreu i këtij institucioni që tashmë është future në kolaps, do të vijojë të ushtrojë detyrën.
Sipas KPK-së KPK-në, Dedja kishte probleme me pasurinë në lidhje me huat për blerjen e një apartamenti në Tiranë, me sipërfaqe 146 metra katrorë.
“Apartament banimi 146 m katror, garazh me vlere 118 mije euro. Burimi i këtyre aseteve janë kredi bankare 120 mije euro me afat 20 vjet. Hua pa interes 25 mije euro. Te ardhurat e tij, 35 mije euro bashke me bashkëshorten. Vlera e apartamentit është 180 mije euro”.
Bashkim Dedja ka bërë dy deklarata noteriale të dyshimta: 15 mijë euro hua nga vëllai, 25 mijë euro për të cilat deklaroi se ia kishte marrë kunatit, e më pas babait të kunatit.
Probleme janë vërejtur edhe me pronësinë e një apartamenti 98 metra katrorë në Tiranë, i cili është deklaruar në vitin 2003 në bashkëpronësi mes Dedjes dhe njërit prej vëllezërve të tij, në masën 50 me 50. Më pas, Dedja, në deklaratën për llogari të vetingut, ka deklaruar se apartamenti është i tiji 100 %.
Por edhe pse KPK javën e kaluar kishte dyshime në lidhje me këtë pasur sot ndaj tij është hapur “drita jeshile” për vazhdimin e punës.