Një 30 vjeçar është arrestuar nga policia pasi i është gjetur armëmbajtje pa leje. Pas një kontrolli të zhvilluar në banesën e tij policia ka zbuluar një armë të rëndë luftarake të tipit mitraloz.
Në njoftimin e policisë thuhet se:
I gjendet në banesë 1 armë zjarri mitraloz me 100 fishekë, arrestohet në flagrancë 30 vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit;
- Sh.K, 30 vjeç, banues në fshatin Morinë.
Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia në çatinë e banesës së tij, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri mitraloz si dhe një kasetë fishekësh me 100 copë fishekë. Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit ", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.