Minatorët kanë nisur të protestojnë para kryeministrisë për të kërkuar statusin e minatorit.
Ata kanë theksuar se nuk do të largohen nga kryeministria dhe do të protestojnë derisa ky status të miratohet.
Ata shprehen se do t’i japin fund protestës vetëm nëse kërkesat e tyre te marrin zgjidhje përfundimtare brenda 2 javëve te ardhshme.
Kreu i Sindikatës së Minatorëve të Shqipërisë shprehet se nuk do te presin pastrimin e skemës se pensioneve nga abuzuesit, që të miratohet statusi i tyre, duke qene se ky proces është zvarritur prej vitesh nga shteti shqiptar.