Të shumtë në numër, teksa thërrasin në kor “diktaturë”, “diktaturë” dhe të bashkuar si asnjëherë më parë, sindikatat e minatorëve kanë nisur pak minuta më parë protestën përpara Kryeministrisë me një qëllim të vetëm: Të përfitojnë sa më parë statusin e minatorit.
Me megafon, përpara zyrës së kryeministrit Rama minatorët shprehen të vendosur në kërkesat e tyre.
Minatorët u shprehën se janë të gatshëm edhe të hyjnë në një grevë urie vetëm që kërkesat e tyre të marrin udhë. Ata folën për një skenar të qartë për tu ngujuar në çadra e tenda nëse nuk gjejnë zgjidhje.