Maturantët sot kanë provimin e Matematikës dhe secili kërkon të arrijë suksesin për të marrë një notë të mirë! Por ato nuk mund të quhen të suksesshëm kur barazohen me ato që mendjen e kanë tek kopio?. Fatkeqësisht ka shumë raste të tilla, lehtësisht të evidentueshme dhe pa asnjë ndëshkim!.
A mund të quhen të suksesshëm ato kur administrimi i provimit besohet "mësuesve" tolerant?!”.
Sot nevojitej administrim korrekt ku çdo nxënës të marrë rezultatin e meriton.
Por kur nevojitej një punë korrekte për ata që cenojnë procesin, nga përfaqësuesit e MASR deri tek administruesi më i thjeshtë kjo as sot nuk ka ndodhur!.
Sikurse po ndodh rëndom, tezat e provimeve po dalin tashmë dhe nuk bëhet fjalë për administrim korrekt të procesit të provimeve.
Edhe sot në provimin e maturantëve në lëndën Matematikë ka dal teza.