Deputeti demokrat Luçiano Boçi, ka reaguar lidhur përplasjen e ashpër që ka nisur midis qeverisë dhe artistëve të Teatrit Kombëtar
"Edi Rama shfaqet si burracak, kur ndërsen Hervin Çulin kundër Artistit të Merituar dhe Nderit të Kombit Mirush Kabashi. Është e dënueshme dhe e papranueshme gjuha prej ordineri që kumarxhiu publik Çuli, përdor ndaj artistëve më të njohur, - shprehet Boçi, - të cilët po refuzojnë korrupsionin gjigand te dyshes Rama - Veliaj, për të cilin po bëhet kurban shembja e Teatrit Kombëtar!
Duke vënë në skenë Apologjinë për Edi Ramën, Hervin Çuli, ky drejtor i korruptuar, i paaftë dhe servil ka marrë përsipër të hedhë baltë mbi çdokënd që del kundër Edi Ramës, por harron se siç thotë Viktor Hygo, kur diktatura është fakt, revolucioni është e drejtë e qytetarit."