Ndërsa kryeministri Edi Rama vijonte turin e llogaridhënies në Durrës, banorë të Porto Romanos të mbështetur nga përfaqësues të Partisë Demokratike protestuan kundër shkarkimit dhe asgjësimt të mbetjeve urbane në këtë zonë. Ata kërkuan marrjen e masave emergjente për situatën e cilësuar alarmante.
Teksa kryeministri, Edi Rama, zhvillonte një takim me qytetarët e Durrësit, banorët e Porto Romanos dolën në protestë pasi sipas tyre llogaridhënia duhet të niste nga vendgrumbullimi i mbetjeve.
“Lekët i do ai, hajde paguaju taksat, po ku është taksa e pastrimit dhe e gjelbërimit këtu?” Protestuan kundër shkarkimeve të mbetjeve dhe asgjësimit në terren të hapur.
“Na vijnë mbeturinat afër shtëpisë, do na vijnë në kuzhinë se te dera e shtëpisë kanë ardhur”.
“Ne kërkojmë o landfilldi ose të na zhukë ne nga kjo lagje e Durrësit”.
Në mbështetje kishin edhe deputetë dhe drejtuesit lokalë të Partisë Demokratike. Bashkë me urbanistet denoncuan njëzëri atë çfarë po ndodh në Porto Romano.
Xhaferri: “Po protestojmë në vendgrumbullimin e mbeturinave, protetsat tjetër te dera e bashkisë dhe brenda bashkisë”.
Bylykbashi: “Po shkatërron jetën e qytetarëve durrsakë”.
Çdo vit, në këtë hapësirë e cila shërben për grumbullimin e mbetjet të 3 bashkive, Durrës, Shijak dhe Kavajë, shkarkojnë mbi 70 mijë tonë mbetje.