Teksa në Tiranë po zhvillohet protesta nga minatorët para Kryeministrisë, një tjetër protestë po zhvillohet po për të njëjtën çështje edhe në Memaliaj.
Janë montatorët e Memaliajt, të cilët kanë dalë një mbështetje të kësaj kauze.
Ata paralajmëruan të tjera protesta, ndërsa theksuan se ndihen të tallur nga shteti.
“Ne jemi më të papaguarit. Jemi në mbështetje protestës së Tiranës, duam statusin. Na ka takuar dhe na takon se kemi bërë punë të vështirë. Kemi hyrë të gjallë në miniera dhe i kemi nxjerrë njerëzit me barela”, tha një nga protestuesit.