Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, ka apeluar që prishja e Teatrit Kombëtar të ndalet me të gjitha mënyrat.
Sipas tij mbrojtja e ndërtesës se Teatrit është sot më shumë se një mision
Postimi i plotë
Prishjen e teatrit e kerkon mllefi i te paditurve dhe te kompleksuarve.Duhen ndalur sot.
Eshte e qarte per kedo qe per kryeministrin dhe per shplarovinat, qe e rrethojne ceshtja e prishjes nderteses se Teatrit Kombetar nuk eshte mundesia e tyre e fundit per te zhvatur e pervehtesuar pronen publike.
Ata zhvasin perdite fonde me koncesione e tendera dhe japin pa fund leje ndertimi, e nepermjet tyre grabisin e grabisin pa u ngopur.
Ceshtja e teatrit ne thelb eshte beteja mes padijes dhe mediokritetit te kryeministrit dhe artit e talentit te te talentuarve nga ana tjeter.Thene me thjesht konflikti mes deshtakut e te parealizuarit ne krye te pushtetit dhe te te realizuarve te sukseshmeve perballe tij.
Eshte kjo nje beteje shume me ashper se cdo beteje politike pasi e prin logjika e dhimbjes pa sherim te te deshtuarit, qe urren deri ne vdekje me ate qe shkelqen me artin e tij.
Teatri eshte simboli i qendreses mu ne mes te qytetit e simbolit te talenteve te medhenj, qe perqeshin cdo sekonde ata qe jane ne krye te pushtetit me te vetmen merite se jane deshtake,mendjengushte,ziliqare
Ka edhe ca te tjere, qe me dhunen e arrogances duke shkulur nga themelet teatrin dhe simboliken qytetare te tij duan te qetesojne komplekset e tyre gjithfaresh dhe provincializmin asfiksues e te pandreqshem, qe do ti shoqeroje gjithe jeten.
Mbrojtja e nderteses se teatrit eshte sot me shume se nje mision.
Duke mbrojtur teatrin mbrohet iluminizmi,dija arti dhe qytetaria nga furia e inkuizicionit mesjetar te qeverise se padijes dhe obskurantizmit korruptiv e provincial.
Cdo dore e ngritur ne favor te ligjit me te zi te historise se Shqiperise per prishjen e teatrit,duhet konsideruar nje dore e zeze e nje ndergjegje te bere pis e qe do te beje pis gjithe vendin.
Mbrojtja e teatrit eshte nje mbrojtje per Shqiperine ditur te ardhmes kunder Shqiperise se vdekur e te paditur te se shkuares.