Shumica e televizioneve në vend bojkotuan fjalën e aktorit të madh, Robert Ndrenika në në Komisionin e Medias në Kuvend. Në vend që të transmetonin fjalën e aktorit të madh Robert Ndrenika, kanë vendosur që të transmetojnë një fjalim të Gramoz Ruçit.
Përjashtim në këtë moment ka bërë vetëm FaxNews, që nuk e ka ndërprerë transmetimin live nga komisioni.
Aktori Robert Ndrenika, së bashku me një përfaqësi aktorësh të Teatrit Kombëtar dhe jo vetëm, ishin të pranishëm sot në Komisionin e Medias në Kuvend për të kundërshtuar shembjen e godinës së Teatrit.
Televizionet shqiptare ndërsa kërkojnë para nga taksapaguesit shqiptarë zgjedhin të transmetojnë Gramoz Ruçin që flet për projekte imagjinare suksesi dhe ndërpresin transmetimin e fjalës së artistëve që rrezikojnë të mbeten pa Teatër.
Në kohën kur në Komisionin e Edukimit dhe Mjeteve të Komunikimit po fliste aktori Robert Ndrenika, media me porosi bëri ‘black’ sinjalin nga komisioni dhe menjëherë u lidh me Gramoz Ruçin që fliste për bujqësinë.
Një censurë kjo ndaj teatrit dhe artistëve dhe aktorëve të mëdhenj shqiptarë?
Pak kohë më parë gjatë një takimi që artistët zhvilluan me kryeministrin Rama për Teatrin, ky i fundit nuk lejoi që të fliste artisti i madh Robert Ndrenika.