Këshilltari ekonomik në Partinë Demokratike, Dorian Teliti, shkruan se Rama shpërndan më shumë fonde për 12 koncesionarët e tij sesa për se 665 mijë pensionistë shqiptarë. “Një gjë është e sigurt, kjo nuk është Shqipëria që duam. Kjo është Shqipëria që Rama do”, shkruan ai.
Shkrimi i plotë
Ne 2018 per 12 koncesione jepen 94 milione dollare, ndersa per rritjen e pensioneve te 665 mije pensionisteve jepen vetem 15 milione dollare.
Rritja e premtuar dje me 2.8% e pensioneve eshte e paperfillshme dhe indeksim i pamjaftueshem per te kompensuar rritjen e cmimeve te produkteve qe konsumojne pensionistet.
E perkthyer ne praktike, pensionistet ne zonat urbane do te marrin 430 leke/muaj shtese (2 litra vaj), ndersa pensionistet ne zonat rurale vetem 1 liter vaj (240 leke/muaj).
Kjo eshte rritja, ASNJE qindarke me pak e ASNJE qindarke me shume.
Por cfare ka ndodhur me pensionet gjate qeverisjes Rama?
Perfshire rritjen e pritshme te pensioneve te ketij viti me 2.8%, pensionet 2018 jane mesatarisht 12% me te larta sesa pensionet e vitit 2013, nderkohe qe cmimet e produkteve qe konsumojne pensionistet dhe sherbimet qe ato marrin jane rritur shume me teper gjate ketyre 5 viteve.
Mjafton te permendim cmimet e shtrenjtuara te ushqimeve me mbi 20%, rritjen me 24% te cmimit te energjise si pasoje se heqjes se fashes mbrojtese prej 300kë, faturat e tejfryra te ujit apo transportit publik, rritjes se pergjithshme te taksave, etj.
Me pak fjale, cdo pensionist eshte varferuar gjate ketyre 5 viteve, pasi nga njera ane me te vertete do marri 12% me shume pension sesa 5 vite me pare (perfshire ketu edhe rritjen e pritshme te korrikut), por nga ana tjeter harxhon 20-30% me shume sesa 5 vite me pare per produktet qe konsumon.
Praktikisht, fuqia blerese e pensionisteve eshte reduktuar ndjeshem gjate ketyre viteve, 10-20% me e ulet.
E thene ndryshe, edhe me indeksimin e pritshem, pensionistet jane me pak te mireqene sesa disa vite me pare.
Nje gje eshte e sigurt, kjo NUK eshte Shqiperia qe duam.
Kjo eshte Shqiperia qe Rama do, Shqiperia ku nje grusht njerezish pasurohen (ka para per ta) ne kurriz te qytetareve te thjeshte, bizneseve apo edhe qindra mijera pensionisteve.