VIDEO/ Biseda e plotë e tezes së Anxhelës me djalin që e dërgoi në Itali

E mërkurë, 13 June 2018 14:53

Vdekja e 20-vjeçares shqiptare në Itali, Anxhela Meçani është shoqëruar me mister. Vajza shqiptare ndërroi jetë në Torino të shtunën në darkë, pasi u dhunua dhe u hodh nga dritarja e një makinë që ishte në lëvizje. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë ekskluzivisht një bisedë audio që është zhvilluar mes tezes së viktimës dhe djalit që pretendohet se ka ikur bashkë me Anxhelën në Itali, që thuhet se ishte i dashuri i saj.

Këtë fakt dëshmoi edhe më herët në një intervistë , babai i 20-vjeçares, Dritan Meçani. Në bisedën në fjalë dëgjohet se si tezja e Anxhelës i kërkon llogari djalit, pasi pretendon se ai është i vetmi që di të vertëtën e asaj çka ka ndodhur. Teksa ngre gishtin akuzës ndaj tij, tezja pyet të riun për lëvizjet e fundit që kishte bërë çifti, mbi arsyet se pse kishin lëvizur në Torino apo dhe nëse kishin marrë ndonjë kërcënim. Djali, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, nga ana tjetër mohon kategorikisht që të ketë lidhje me ngjarjen në fjalë, ndërsa tregon se gjithçka i kishte ardhur papritur. Madje herë pas here duket si i prekur. “

BW” sjell si më poshtë bisedën e zhvilluar mes tezes së Anxhela Meçanit dhe të dashurit të sa, audio e siguruar nga gazetari Evis Kuçi.

BISEDA E ZBARDHUR

Tezja: Me kë e kishte kërkesën? Ikët nga një qytet në një qytet tjetër. Se di pse u bë kjo ikja

Djali: Shkuam për të gjetur punë.

Tezja: Jo se kishte Anxhela apo ti ndonjë…

Djali: Kishim 7 ditë. Më dëgjon. Kishim 7 ditë që kishim shkruar atje.

Tezja: 7 ditë jo më shumë?

Djali: Jo. Aq kishim.

Tezja: Unë s’di asgjë. Mua më thoshte Anxhela që ne… Anxhela me kë kishte kërkesë, se nuk e vranë për një sufllaqe, e hoqën nga faqja e dheut dhe e hodhën si një qen në rrugë. Ti që ke një vit e gjysmë e di shumë mirë se kush e vrau Anxhelën.

Djali: Dëgjo, kërcënime s’ka pasur as ajo as unë. Se imagjinoj dhe se kuptoj dot se kush ka qenë..

Tezja: Se imagjinon dot ti ehhh.

Djali: Jo se imagjinoj dot. Se do shkoja ta kapja atë njeri, le të vdisja dhe unë.

Tezja: Stë ka bërë ankesë për asnjë lloj gjëje. Kjo ishte ‘bam bam’?

Djali: Jo s’më ka bërë asnjë ankesë. Biles këtë gjera që të thashë ty, ia kam thënë edhe policisë.

Tezja: Është logjike që do mbash këtë linjë dhe s’do thuash një gjë tjetër tek unë. Djali: Kjo është e vërtetë. Skam ça mbaj të fshehtë. Unë skam ndenjur…tani ti më thotë këto gjëra. Po më fut mua të mendoj keq.

Tezja: Kush unë po të fus?! Djali: Jo tani më bën keq edhe mua.

Tezja: Dëgjo për shpirt të dy fëmijëve, ndoshta të ka llafosur, unë Anxhelën e kam si fëmijën time. Mua s’më vete mendja tek asnjë tjetër gjallë në botë. Vetëm t’i je ai që e njeh dhe tek ty do drejtohem. Do gjykohesh vetëm ti…nuk e di. Zoti…

Djali: Më dëgjon…unë të thash. Unë se di…jam shumë keq. Thash të më vrisnin mua sesa atë. Është një gjë që unë se prisja kurrë këtë. Tezja: Anxhela punonte?

Djali: Jo. Tezja: As natën as ditën? Djali: As natën as ditën.

Tezja: Anxhela ka dalë në rrugë? Më fal që po bëj këto pyetje, por kështu janë të dhënat…

Djali: Jo. Tezja: Anxhela ka dalë natën ka punuar si prostitutë? Ma thuaj nuk më trazon kjo gjë?

Djali: Nuk është e vërtetë. Shkruhen budallallëqe ne internet dhe gazeta.

Tezja: Këto i shkruajnë gazetarët italianë…

Djali: E di sepse i kam lexuar vet ato. Tezja: Ashtu de…Çupa bëri celebrim me ty apo me italianin që ishte 100 vjeç?

Djali: Bëri celebrim me italian për dokumente..

Tezja: Jo me ty?

Djali: Jo jo me mua…pse stë tha ty?

Tezja: Se di ça të tha ty, mua më tha se kishte bërë celebrim me…

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...