Ilaçe kontrabandë, pranga farmacistet dhe pronarit

E Enjte, 14 June 2018 09:35

Policia e Tiranës ka vënë në pranga administratorin dhe punonjësen e një farmacie për kontrabandë produktesh farmaceutike, si dhe ka shpallur në kërkim drejtuesen teknike e farmacisë.

Blutë e Tiranës kanë bërë me dije se në pranga janë vënë Julian Ll., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator farmacie, si dhe E. P., 29 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë punonjëse farmacie.

Mësohet se është shpallur në kërkim edhe A. P., 66 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë drejtuese teknike e farmacisë, ndërsa janë sekuestruar edhe 520 medikamente dhe produkte farmaceutike të llojeve të ndryshme.

Siç njoftojnë blutë e Tiranës, ata në një pikë farmacie në rrugën “Kongresi i Manastirit”, tregtonin dhe shisnin produkte farmaceutike kontrabandë.

Login to post comments