Në orët e para pas mesnatës një tërmet goditi sërish Shqipërinë.
Mësohet se lëkundjet e tokës janë ndjerë në zonën e Dibrës.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit, tërmeti ka pasur fuqi 3.1 ballë dhe ka rënë në Miresh, 5 km në jugperëndim të Dibrës në thellësinë 6 km.
Kohët e fundit tërmete të shpeshta ka pasur edhe në jug të vendit.