×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pesticidi që po helmon shqiptarët futet kontrabandë nga Kosova

E Enjte, 14 June 2018 20:02

Pesticidi metolim, tepër i rrezikshëm në sasi të mëdha, është gjetur në disa farmaci bujqësore në të gjithë Shqipërinë.

Paketa që Top-Channel gjeti është metanate 90, një kimikat i ndaluar prej disa vitesh që të përdoret në Shqipëri, megjithatë sasi të konsiderueshme janë futur kontrabandë dhe po përdoren gjerësisht.

Që ky kimikat është kontrabandë e pranuan zyrtarisht edhe specialistët e Ministrisë së Bujqësisë.

Kimikati që lejohet të përdoret në Shqipëri është me lëndë aktive 25. Po çfarë thonë direktivat e Bashkimit Europian për këtë kimikat? Në vitin 2009, pas një hetimi ka dalë një direktivë.

“Të dhënat e reja dhe informacioni i ri janë dorëzuar në dosjen e re dhe është bërë një vlerësim i ri, siç është përfshirë në raportin shtesë dhe në Raportin Shkencor të EFSA (European Food Safety Authority) për methomyl. Si pasojë, u tregua se nivelet e pranueshme të ekspozimit të methomyl-it mund të arrihen nëse pajisjet mbrojtëse, përveç asaj të referuar në dosjen origjinale, janë të veshura. Sa i përket rrezikut për punëtorët dhe kalimtarët, është sqaruar se nuk priten rreziqe të papranueshme nga përdorimet e mbështetura në dosjen e ridorëzuar”, thuhet aty.

Ndërsa në direktivën e vitit 2010 nga Bashkimi Europian vendosi ta ndalojë përdorimin e metomilit. Më pas në vitin 2011 ai është lejuar të përdoret deri në vitin 2019, por gjithnjë behet fjalë për methomyl me lëndë aktive 20.

Ndërsa, në Shqipëri në çdo farmaci bujqësore gjetëm vetëm methomyl me lëndë active 90, i cili hyn kontrabandë nga Kosova. Një gjë të tillë e konfirmoi edhe Ministria e Bujqësisë.

Ndërkohë, në listën e pesticideve të regjistruara, miratuar në mars të 2018 Ministria e Bujqësisë ka lejuar që në vendin tonë të tregtohet methmomyl me lëndë active 25.

Efekti toksik i methomyl 90 është tepër i rrezikshëm. Shefi i shërbimit toksikologjik, Zihni Sylaj tregoi se ky pesticid mund të shkaktojë çrregullime të rënda, nëse hyn në trupin e njeriut nëpërmjet ushqimeve dhe nëse merret në masë të madhe të vret.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...