Dita e sotme ka sjellë një mot të freskët dhe me shira e shtrëngata të pazakonta për stinën në të cilën jemi. Prej ditësh kemi përjetuar ditë të nxehta, që në fakt janë të përshtatshme për stinën e verës, por parashikimet janë që ditët në vazhdim të kemi sërish shira.
Sipas Albeu temperaturat do të arrijnë në vlerat minimale 17 gradë dhe në ato maksimale 27 gradë për ditën e nesërme.
Ndërsa për fundjavën do të ketë një rritje me dy gradë në të dyja vlerat. Pavarësisht temperaturave që janë relativisht të larta, shirat do të vazhdojnë deri të dielën.
Javën që vjen pritet të ketë përmirësime. Ndërsa për të gjithë ata që kanë në plane plazhin gjatë fundjavës, do të jetë mirë ta rimendojnë si mundësi.