Të rinjtë të largohen nga Shqipëria, të mos vrasin veten!

Premte, 15 June 2018 09:05

Në një kohë kur Shqipëria pret ndonjë lajm të mirë nga Brukseli, situata në vendin tonë, pothuajse në të gjitha drejtimet, po del jashtë kontrollit.  Që pas ardhjes në pushtet të së majtës me kryeministër Edi Ramën, janë regjistruar shifra të frikshme të shqiptarëve që duan të largohen nga ky vend. 

E kjo nuk erdhi sa hap e mbyll sytë, pa ndonjë arsye, por motivimi më i madh i shqiptarëve për të ikur nga ky vend është vrasja e çdo mundësie nga kjo qeveri për të ndërtuar një jetë normale. Është humbja e dinjitetit që po iu ndodh çdo ditë shqiptarëve, teksa shteti po i merr të drejtat qytetarit për të pasur një jetë normale.

Shtetet e BE të shqetësuar nga numri tmerrësisht i lartë i shqiptarëve që iu ishin drejtuar këtyre shteteve, kërkoi nga autoritetet shqiptare që te merrte masa ekstreme në uljen e azilkërkuesve. Pjesa me e madhe e atyre që kanë marrë rrugën për të lënë Shqipërinë, ishin të moshave të reja, madje edhe të mitur.

Rinia në Shqipëri është një nga grup moshat më të sulmuara dhe që vazhdimisht i janë bërë padrejtësi të shumta.  Nuk ka dalje publike, që kryeministri Edi Rama të mos sulmojë të rinjtë, me një gjuhë hitleriane, duke i etiketuar si parazitë që rrinë në kafe.

Por krejt e kundërta është në fakt rinia shqiptare, e cila jo vetëm ka në gjak punën, por nuk ka komplekse nga lloji i punës. Ajo çfarë po ndodh me rininë shqiptare është e tmerrshme, dhe më e rëndë është se këtu nuk po shqetësohet askush.

Rina shqiptare po vritet çdo ditë, dhe jo në kuptimin metaforik, por në kuptimin e parë të fjalës. Duke mos pasur mundësi për tu larguar nga ky vend për një jetë më të mirë, gati çdo ditë kemi të rinj që i japin fund jetës.

Vetëm ditën e djeshme, dy të rinj, një 18-vjecar në Korçë dhe një 17-vjeçare në Lushnje, varën veten në pemën e oborrit të shtëpisë. Nuk mundemi asnjë nga ne të dimë se çdo të thotë për një nënë të dalë nga shtëpia dhe të gjejë fëmijën e saj të varur në pemë, por besoj është gjëja me e tmerrshme që mund t'i ndodhë një prindëri.

Më e tmerrshme akoma, është mos trajtimi i kësaj problematike therëse nga autoritet shtetërore. Dhe problemi nis që nga shkollat, ku edhe pse ka psikologë, nuk trajtohen rastet problematike por shkojnë vetëm sa për të marrë rrogën. Edhe institucionet e tjera, nuk po e trajtojnë fare si problematikë, por kujdesen shumë që numrin e vetëvrasjeve ta pasqyrojnë tek të dhënat tremujorësh të INSTAT.

Problemi me rininë shqiptare nuk është vetëm vetëvrasja, por po vriten edhe me njëri-tjetrin. Dy rastet e fundit, ajo e vrasjes se studentes nga Fieri, si dhe vrasja e të resë pak ditë më parë në "Don Bosko", kanë nxjerrë në pah se institucionet, me neglizhencën  e tyre, kanë çuar deri në aktet e rënda të vrasjes.

Dhe duke parë situatën që po kalon rinia shqiptare, është shumë herë e udhës që ata të largohen nga ky vend, sesa të vrasin veten. /G.D-55News.al/

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 10:18
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...