Katër HEC-e Shushicë, degë e lumit Vjosës

Premte, 15 June 2018 11:27

Autoriteti i Konkurrencës ka autorizuar në muajin maj përqendrimin për krijimin e një kompanie të përbashkët “Shushica Hydropower” sh.p.k, mes tre investitorëve: “Trema Engineering 2” SHPK, “GR Albania” SHPK dhe “ALB-STAR” SHPK. Këto të fundit një vit më parë fituan një procedurë koncesioni për ndërtimin e katër hidrocentraleve në kaskadën mbi lumin Shushicë, e cila është degë e lumit Vjosë në Jug të vendit.

Autorizimi i Konkurrencës

Në një dokument zyrtar të bërë publik, Autoriteti i Konkurrencës ka gjykuar se përqendrimi nuk shfaq probleme për tregun. “ “Shushica Hydropower” SHPK nuk ka filluar ende prodhimin. Kjo shoqëri do të ketë në pronësi të saj 4 Hec-e të cilat janë Hec Drashovica, Hec Kote, Hec Gjorm dhe Hec Brataj. Në tregun e prodhimit dhe tregtimit të energjisë elektrike, Shushica Hydropower SHPK pritet të ketë një prodhim mesatar vjetor të energjisë elektrike prej XXXX MWh, duke zotëruar XXX % të tregut, thotë Konkurrenca.

Ky transaksion do të ketë efekte pozitive mbi konkurrencën në treg pasi pritet hyrja e një konkurrenti të ri, vlerëson Autoriteti. Asnjë nga palët pjesë në këtë transaksion nuk vepron në tregun e prodhimit, tregtimit të energjisë elektrike dhe si rrjedhojë, ky përqendrim nuk do të sjellë kufizim të konkurrencës në treg ose në një pjesë të tij në veçanti, si rezultat i krijimit ose forcimit të pozitës dominuese” përfundon argumentet Autoriteti.

Detajet e koncesionit

Referuar dokumenteve zyrtare të koncesionit vlerësohet se ndërtimi i hidrocentraleve do të bëhet në rrjedhën e lumit Shushicë në Qarkun e Vlorës. Kaskada përfshin zonën midis fshatrave Brataj dhe Drashovicë që ndodhen në afërsi të brigjeve të lumit Shushica.

Kaskada e hidrocentraleve do të zhvillohet midis kuotave 200.00 m.m.n.d (metra mbi nivelin e detit) – 58.00 m.m.n.d. Kohëzgjatja e kontratës është 35 vjet dhe kompanitë që po e zhvillojnë këtë projekt janë një bashkim i përkohshëm i shoqërive “GR Albania” sh.p.k., “Trema Engineering 2” sh.p.k. dhe “Alb – Star” sh.p.k.

Investimi parashikohet të ketë vlerë 17.9 milionë euro dhe punimet do të zgjasin të paktën 36 muaj. Fuqia e instaluar në kaskadë do të jetë 14 900 kilovat.

Modifikuar më Premte, 15 June 2018 11:37
Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...