Një aksident tragjik ka ndodhur në Itali ku ka humbur jetën një shqiptar pasi është përplasur nga një mjet.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e së enjtes në autostradën 13 në Padova. Viktima është identifikuar shtetasi Daut Behlulit, 44 vjeç, i cili punonte si shofer kamioni.
Ai ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, kur ka dëgjuar një zhurmë. Pas kësaj Behluli ka zbretur nga makina për ta kontrolluar, kur ndodh edhe momenti fatal.
Ai përplaset nga një makinë dhe fatkeqësisht e ka hedhur disa metra më tutje. Shqiptari 44-vjeçar ka humbur jetën menjëherë nga plagët e marra.
Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur ambulanca, por nuk kanë arritur ti japin 44-vjeçarit ndihmun e shpejtë pasi ai kishte ndërruar jetë.
Behluli jetonte prej vitesh në Trevigiano së bashku me familjen e tij.