Një nënë e re është zhdukur dhe familja ka denoncuar në polici. Ajo është Sidorela Rama nga Zhupani i Fierit dhe ka dy fëmijë. Sipas denoncimit që është bërë në Policinë e Fierit, familjarët e saj kanë treguar se kur Rama doli nga shtëpia i tha gjyshes së saj se po shkonte të blinte bukë në dyqanin e fshatit.
Por dhe pse ka kaluar një ditë, gruaja nuk është kthyer. Policia ka shpërndarë foton e saj në pikat më të afërta si dhe ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare. Kërkimet po bëhen edhe nga familjarët e saj. Nuk dihet ende se çfarë ka ndodhur me gruan e re, e cila sipas familjarëve të saj nuk ka shfaqur probleme./abcnews.al