Breshri që ra një ditë më parë në disa zona të Fushës së Korçës shkaktoi dëme të mëdha në kulturat bujqësore të stinës.
Më të dëmtuara janë të mbjellat ne fshatrat Vashtmi, Ciflig, Dishnice dhe Bulgarec.
Kjo situatë i ka dëshpëruar fermerët e këtyre fshatrave, të cilët shprehen se gjithë investimi i tyre shkoi dëm në 20 minuta.
Fermerët i drejtojnë sytë nga shteti për t’u rimëkëmbur, pasi bujqësia është i vetmi burim që ata kanë për te mbajtur familjen.
Sipas të dhënave paraprake janë rreth 1 mijë hektar të mbjella me grurë, patate, qepë, dhe kultura të tjera bujqësore që janë dëmtuar nga breshri, ndërsa dëme më të vogla janë shënuar në pemëtari.