Ndryshojnë rregullat e shit-blerjes së makinave, ja çfarë duhet të bëni

Premte, 15 June 2018 17:06

Në rast se ndryshon pronësia e mjetit gjatë periudhës së sigurimit, të drejtat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga kontrata e sigurimit nuk i kalojnë pronarit të ri.

Pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm.

Ky është ndryshimi i bërë së fundmi në nenin 25, në projektligjin e hartuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, i cili ka mbërritur për shqyrtim në Kuvend. Sipas këtij ndryshimi, pronari i ri i mjetit motorik duhet të lidhë kontratën e sigurimit, ndërsa pronari i vjetër ka të drejtë të kërkojë kthimin e pjesës proporcionale të primit, në rast se nga kjo kontratë nuk është paguar ndonjë dëm.

Në një intervistë për “Gazetën Shqiptare”, eksperti rrugor Artur Sulçe ka shpjeguar ndryshimin që parashikon ky projektligj dhe se si ndikon ai tek qytetarët apo pronarët e automjeteve.

Një tjetër ndryshim është edhe heqja e aktit të përdorimit, si dhe detyrimi për të ndryshuar pronësinë e automjeteve brenda 10 ditëve, që nga momenti që makina ka ndërruar pronar.  Sulçe nënvizon se kjo bëhet me qëllim parandalimin e veprimtarive kriminale.

Më tej i pyetur në lidhje me tarifimin e autostradës Tiranë-Durrës, eksperti thekson se është e nevojshme pagesa e një tarife të përballueshme nga ana e qytetarëve, për ta risjellë në parametrat optimale. “Vendosja e një tarife do të detyronte kontraktorin ta mbante rrugën në një performancë të lartë në lidhje me sigurinë rrugore”, shprehet eksperti Artur Sulçe.

Kohët e fundit ka pasur një sërë ndryshimesh për sa i përket shitblerjes së automjeteve. Një ndër to është edhe fakti se nëse ndryshohet pronësia e makinës siguracioni duhet bërë nga e para. Si e shikoni një ndryshim të tillë dhe çfarë impakti ka te qytetarët?

Në dijeninë time gjatë shitblerjes së një mjeti, i cili është i pajisur me sigurimin e detyrueshëm (TPL) kur ndryshon pronësia zakonisht ndryshon dhe polica e sigurimit, e cila vendoset në emrin e personit, i cili ka blerë mjetin, dhe vlera e këtij ndryshimi të policës së sigurimit është e rendit 600 lekë, ndërsa polica e sigurimit vullnetar natyrisht që do të ndryshohet pasi është për personin, i cili është poseduesi i mjetit. Zakonisht kjo vlerë e pagesës së ndryshimit të polices është e moderuar, por që normalisht për sa kohë sigurohet mjeti ligji nuk duhej ta vendosi si kusht të domosdoshëm, pasi ky fenomen në personat juridik ku kanë njerëz të punësuar polica pritet vetëm për mjetin dhe jo për personin e autorizuar, i cili drejton mjetin.

Një tjetër ndryshim në legjislacion, konsiston në heqjen e aktit të përdorimit, pra në momentin që automjeti shitet, duhet që pronësia të ndryshojë brenda një afati 10 ditor. Cili është qëllimi dhe pasojat e këtij vendimi?

Heqja e aktit të përdorimit për mendimin tim duke iu referuar mënyrave të dhënies së një mjeti referuar Kodit Civil, ky ndryshim duhej të ishte referuar mënyrave, të cilat shpjegohen qartë në Kodin Civil, ndërsa ndryshimi i pronësisë të cilin e kanë vendosur brenda 10 ditësh kjo besoj se mund të lidhet dhe me shmangien e elementeve kriminale që mund të kryen, por edhe me dokumentacionin që duhet të ketë një përdorues mjeti në lidhje me kërkesat e Kodit Rrugor.

Prej pak ditësh ka nisur rikonstruksioni i autostradës Tiranë-Durrës. A mendoni se është periudha e duhur, në një kohë që ka nisur sezoni turistik?

Në lidhje me rikonstruksionin e rrugës interurbane kryesore Tiranë – Durrës, unë mendoj se riparimi i saj po bëhet në një kohë të papërshtatshme, pasi në vendin tonë ka filluar sezoni i plazhit. Pra, kjo rrugë duhet të ishte në prioritet nga institucionet përkatëse për t’u riparuar që më parë pa ardhur sezoni turistik veror, pasi dihet qartë se në sezonin turistik veror rritet numri i mjeteve që lëvizin në këtë rrugë, duke ditur që numri i mjeteve që lëvizin në këtë segment trafiku është afër ngopjes, çfarë do të thotë se dhe në kushte normale kjo rruge ka një trafik të rënduar.

Pas rikonstruksionit është përfolur për vendosjen e një tarife në këtë segment rrugor. A e mbështesni një vendim të tillë dhe sa duhet të jetë tarifa duke parë fluksin në këtë aks?

Vendosja e tarifave në këtë segment rrugor do të bënte që ky segment të rriste performancën e vet në lidhje me sigurinë rrugore, gjithashtu, do të detyronte kontraktorin ta mbante rrugën në një performancë të lartë në lidhje me sigurinë rrugore, duke eliminuar pikat e zeza të kësaj rruge dhe duke bllokuar dhe hyrjet e daljet e pa miratuara nga ARSH. Po kështu kjo rrugë ka dhe rrugë alternative nga mund të lëvizin mjetet. Ndërsa në lidhje me çmimin ky duhet llogaritur me kujdes, pasi ka brenda probleme sociale, dhe çmimi duhet vendosur mbi bazën e një llogaritje mbi bazën e zhvillimit tonë eko-nomik duke marrë parasysh pagën mesatare dhe minimale dhe koeficientë të tjerë, të cilët ndikojnë.

Dy nga projektet e qeverisë që pritet të nisin së shpejti janë ndërtimi i Rrugës së Arbrit dhe tuneli i Llogorasë. Ju si ekspert rrugor si i shihni këto dy projekte?

Në lidhje me këto projekte që parashtron qeveria jonë tani jemi mësuar disa bëhen për fushata, disa bëhen për demagogji, disa bëhen për zhvendosjen e mendjes së njerëzve nga problemet reale që ka ky vend, këtë përgjigje e ka dhënë saktë dhe Banka Botërore. Një rëndësi e veçantë në bërjen e rrugëve duhet t’i kushtohet dixhitalizimit të tyre në mënyrë që impakti i rrugëve të reja të jetë sa më të vogël në mjedis, në mënyrë që të gjenden mënyrat më efikase të transportit inteligjent duke rritur sigurinë rrugore, duke fituar në kohë dhe duke menaxhuar trafikun në shkallë maksimale, ashtu siç po vepron gjithë bota.

Marrë nga GSH.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...