Pasi një ditë më parë performori në hapjen e Botërorit 2018 Robbie Williams bëri veprimin që nuk pritej nga asnjë.
Ai teksa kërcente ka nxjerrë gishtin e mesit e më pas është larguar. Videoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe komentues të shumtë e kanë konsideruar si të pahijshëm veprimin e këngëtarit.
Siç shkruhet edhe në mediat e huaja tashmë Robbie Williams mund të rrezikojë edhe burgun në qoftë se veprimi konsiderohet i qëllimshëm.
Ai mund të dënohet për sjellje të pahijshme ne publik dhe mund të marrë edhe gjobë. Ende nuk ka asnjë gjë zyrtare në lidhje me këtë veprim të William. Edhe vetë këngëtari nuk ka reaguar.